Trump niset drejt Kinës, kërcënon Iranin dhe sulmon gazetarët gjatë deklaratave në Shtëpinë e Bardhë
Donald Trump është nisur drejt Kinës për një takim me presidentin Xi Jinping, ndërsa ka dhënë një sërë deklaratash të forta për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, duke përfshirë Iranin, Kinën dhe situatën ndërkombëtare. Presidenti amerikan tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë “dy superfuqitë e botës”, duke e shoqëruar këtë deklaratë me tone pozitive për marrëdhëniet me Pekinin, në prag të vizitës së tij.Megjithatë, Trump u ndal edhe te Irani, duke deklaruar se “udhëheqësit e Teheranit ose do të bëjnë gjënë e duhur, ose ne do ta përfundojmë punën”. Ai shtoi se SHBA-të “e kanë Iranin nën kontroll të plotë” dhe paralajmëroi se “ose do të arrihet një marrëveshje, ose ata do të shkatërrohen”. “Irani nuk mund të ketë armë bërthamore”, theksoi ai,...
Burimi:
top-channel.tv