Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre

Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi përmes një postimi në platformën e tij Truth Social se nëse Rusia dhe Kina do të furnizonin Iranin me armë, kjo do të ishte një veprim shumë i keq për të dyja vendet dhe nuk do t’u shërbente interesave të tyre. Trump tha se presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping e kanë siguruar se nuk i kanë shitur armë Iranit. “Nëse Rusia dhe Kina do të furnizonin Iranin me armë, kjo do të ishte shumë keq për ta – sigurisht që nuk do të ishte në interesin e tyre”, shkroi Trump. Në postimin e tij, presidenti amerikan u shpreh se i beson deklaratave të Xi Jinping, i cili sipas tij i ka thënë gjatë takimit në Pekin...