Trump në kartëmonedhën 250 dollarëshe? Zbulohen planet sekrete të administratës amerikane për dollarin e ri
Administrata e Donald Trump po përballet me polemika të reja, pasi zyrtarë të lartë amerikanë dyshohet se kanë ushtruar presion ndaj Byrosë së Gdhendjes dhe Shtypjes së parave për të hartuar një kartëmonedhë prej 250 dollarësh me portretin e presidentit amerikan. Sipas raportimit të Washington Post, iniciativa është diskutuar që prej vitit 2025 nga dy të emëruar politikë në Departamentin e Thesarit, Brandon Beach dhe këshilltari i tij Mike Brown, të cilët i kanë kërkuar vazhdimisht stafit të institucionit të përgatisë modele të reja të kartëmonedhës. Mediat amerikane raportojnë se një nga maketet e propozuara paraqiste fytyrën e Donald Trump në qendër të kartëmonedhës 250 dollarëshe, mes firmave të presidentit dhe Sekretarit të Thesarit Scott Bessent. Artisti britanik Iain Alexander, i cili pretendon se ka...
Burimi:
top-channel.tv