Trump në delir: Irani pranoi inspektime bërthamore pa afat
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani ka rënë dakord për inspektime afatgjata bërthamore të nivelit të lartë, duke shtuar se nuk do të lejonte vazhdimin e negociatave pa një marrëveshje të tillë. “Irani ra dakord plotësisht dhe pa kushte për inspektime të nivelit të lartë të objekteve bërthamore për një periudhë të gjatë në të ardhmen (pa afat përfundimtar!!!). Kjo do të sigurojë ‘ndershmëri bërthamore’. Nëse nuk do të kishin rënë dakord për këtë, nuk do të kishte negociata të mëtejshme”, shkroi ai në një postim në Truth Social. Trump deklaroi gjithashtu se u arrit marrëveshje që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur dhe të shmanget çdo bllokadë e mëtejshme detare, megjithëse theksoi se anijet amerikane do të qëndrojnë në pozicionet e...
Burimi:
ntv.al