Trump ndal Netanyahu-n: Izraeli anulon sulmin masiv ndaj Iranit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pranuar të pezullojë një operacion ushtarak në shkallë të gjerë kundër Iranit, pas një ndërhyrjeje të drejtpërdrejtë nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Sipas raportimeve të mediave të huaja, Izraeli po përgatitej të kryente një sulm të madh të planifikuar për në fund të pasdites. Operacioni ishte miratuar nga Netanyahu, por u anulua në momentet e fundit pas një bisede telefonike me Trump. Burimet bëjnë të ditur se rreth orës 16:30, Netanyahu kishte dhënë dritën jeshile për nisjen e operacionit. Megjithatë, pak minuta më vonë, Presidenti amerikan e telefonoi dhe i kërkoi të ndalte çdo veprim të mëtejshëm ushtarak, duke e nxitur të shmangte përshkallëzimin e tensioneve në rajon. Raporti thekson se pas kësaj bisede, kryeministri izraelit vendosi të anulojë...
Burimi:
opinion.al