Trump mesazh të qartë Iranit: Mund të bisedojmë, por armëpushimi ka përfunduar
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka bërë me dije se ka rënë dakord të vazhdojë bisedimet me Iranin, pasi Teherani kërkoi rifillimin e procesit të negociatave. Megjithatë, ai theksoi se armëpushimi mes dy vendeve nuk është më në fuqi. Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi se Irani kërkoi vazhdimin e dialogut, por Shtetet e Bashkuara i kanë bërë të qartë se armëpushimi ka marrë fund. “Republika Islamike e Iranit na kërkoi të vazhdonim bisedimet. Ne ramë dakord, por Shtetet e Bashkuara u thanë atyre, shumë qartë, se armëpushimi ka mbaruar!”, deklaroi presidenti amerikan. Ndërkohë, CNN raportoi, duke cituar dy burime izraelite, se administrata amerikane nuk dëshiron përfshirjen e Izraelit në sulme të reja ajrore kundër Iranit, nga frika se konflikti mund...
Burimi:
ntv.al