Trump mban për 13 sekonda dorën e Brigitte Macron, shkakton reagime
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë samitit të G7 në Evian, pasi një moment i pazakontë me çiftin presidencial francez është bërë viral në media dhe rrjete sociale. Takimi me presidentin francez Emmanuel Macron dhe bashkëshorten e tij Brigitte Macron nisi normalisht me shtrëngime duarsh mes dy liderëve, por situata ndryshoi kur Trump përshëndeti Brigitte Macron. Sipas pamjeve të publikuara, Trump i dha asaj një përshëndetje të zakonshme në faqe dhe më pas i mbajti dorën për rreth 13 sekonda, ndërsa vazhdonte bisedën me çiftin presidencial. Ky moment është cilësuar nga mediat ndërkombëtare si i sikletshëm dhe ka ngjallur diskutime të shumta në rrjet. Ky nuk është rasti i parë kur sjellja e Trump gjatë përshëndetjeve...
Burimi:
ntv.al