Trump kundër “turizmit të lindjes”, kufizon të drejtën për shtetësinë amerikane për fëmijët e lindur në SHBA

Trump kundër “turizmit të lindjes”, kufizon të drejtën për shtetësinë amerikane për fëmijët e lindur në SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi dy urdhra ekzekutivë që synojnë të kufizojnë të drejtën e shtetësisë automatike për fëmijët e lindur në territorin amerikan, duke sfiduar edhe një herë interpretimin e Amendamentit të 14-të të Kushtetutës së SHBA-së. Kufizimi i kësaj të drejte është një nga prioritetet kryesore të administratës Trump në luftën kundër emigracionit. Masat e reja fokusohen veçanërisht te fenomeni i njohur si “turizmi i lindjes”, kur gra shtatzëna nga vende të tjera udhëtojnë drejt SHBA-së për të lindur, në mënyrë që fëmijët e tyre të marrin shtetësinë amerikane. “Kjo praktikë e të ashtuquajturit ‘turizëm i lindjes’, që nga nënshkrimi i këtij urdhri, shpallet e ndaluar.“, tha këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, gjatë ceremonisë së nënshkrimit në Zyrën...