Trump kërcënon sërish Iranin: Do të bëj atë që duhet nëse Teherani shkel marrëveshjen
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin veprime të nevojshme nëse Irani nuk respekton marrëveshjen kornizë për t’i dhënë fund konfliktit, duke përfshirë mundësinë e rikthimit në veprime ushtarake. Gjatë një konference për shtyp, Trump u pyet drejtpërdrejt nëse do të kthehej në luftë në rast shkeljeje të marrëveshjes. “Do të bëj atë që duhet të bëj”, u përgjigj ai shkurt. Kur u shtrua pyetja nëse një konflikt i ri mund të shkaktonte depresion ekonomik global, presidenti Trump u shpreh optimist. “Jo në mënyrën se si po e bëj unë, nuk do të shkaktojë depresion. Për sa kohë që na respektojnë, nuk do të kemi probleme”, tha Trump. Ai gjithashtu përsëriti se aftësitë ushtarake të Iranit janë praktikisht shkatërruar pas...
Burimi:
ntv.al