Trump kërcënon Kanadanë me tarifa, shkak ndotja e lartë nga tymi i zjarreve që kanë përfshirë vendin
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë janë shtuar pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi me vendosjen e tarifave të reja ndaj fqinjit verior. Shkak u bënë zjarret masive në pyjet kanadeze, tymi i të cilave ka përfshirë një pjesë të territorit amerikan, duke ndikuar në cilësinë e ajrit në disa shtete. Në një reagim në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump akuzoi autoritetet kanadeze se nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme për menaxhimin e pyjeve dhe për parandalimin e zjarreve, duke argumentuar se pasojat po i përballojnë edhe qytetarët amerikanë. “Kanadaja ka refuzuar të angazhohet në menaxhimin bazë të pyjeve dhe heqjen e mbeturinave. Kjo është neglizhencë e qëllimshme dhe po i kushton Shteteve të Bashkuara miliarda dollarë. Kostoja e kësaj ndotjeje duhet...
Burimi:
vizionplus.tv