Trump ‘kapet’ sërish me Europën, kërcënon të tërheqë trupat amerikane

Trump ‘kapet’ sërish me Europën, kërcënon të tërheqë trupat amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar gjatë 48 orëve të fundit se po shqyrton mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Gjermania, Italia dhe Spanja, në një moment tensionesh të reja me aleatët europianë, për shkak të kritikave ndaj politikës së tij në luftën me Iranin. Këto deklarata vijnë pas komenteve të kancelarit gjerman Friedrich Merz, i cili tha se SHBA-të po “poshtëroheshin” në konfliktin me Iranin dhe se administrata amerikane nuk kishte një strategji bindëse për përfundimin e luftës. Ai theksoi gjithashtu se konflikti po i kushton shumë ekonomisë europiane. Trump reagoi ashpër në platformën e tij Truth Social, duke akuzuar Merz se “nuk kupton asgjë” dhe se po mbështet idenë që Irani të ketë armë bërthamore. Më pas ai njoftoi se SHBA-të po...