Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka pranuar të mos ketë armë bërthamore, “ndër të tjera”, gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë. Sipas Trump, ka pasur “bisedime shumë të mira” gjatë 24 orëve të fundit dhe ekziston mundësia e arritjes së një marrëveshjeje për përfundimin e konfliktit. Ai u tha gazetarëve se Irani “dëshiron të bëjë marrëveshje”, duke përsëritur pretendimin se Teherani ka pranuar të heqë dorë përgjithmonë nga armët bërthamore. Megjithatë, ky pretendim nuk është konfirmuar nga pala iraniane. “Kemi pasur bisedime shumë të mira gjatë 24 orëve të fundit dhe është shumë e mundur që të bëjmë një marrëveshje”, u shpreh Trump, raporton BBC. Trump gjithashtu la të kuptohet se afati 30-ditor i përfolur në media për një marrëveshje nuk...
Burimi:
syri.net