Trump: Irani ka informuar SHBA se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se Irani i ka informuar SHBA-të se nuk u ngarkon asnjë tarifë anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe se negociatat me Teheranin do të ndërpriten menjëherë nëse ky informacion rezulton të jetë i pasaktë. “Irani i ka informuar Shtetet e Bashkuara se, pavarësisht raportimeve të rreme të medias që tregojnë të kundërtën, nuk ngarkon ose nuk merr asnjë tarifë takse, tarifë sigurimi apo tarifë tjetër për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Nëse ky informacion rezulton i pasaktë, negociatat do të ndërpriten menjëherë”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth. Ai deklaroi se SHBA-të nuk i dhanë Iranit asnjë para dhe as nuk liruan fonde nga fondet e tij të ngrira. “Një pjesë e...
Burimi:
vizionplus.tv