Trump: Irani do të pranojë inspektime të mëdha të armëve për të siguruar ‘ndershmërinë bërthamore’
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se Irani do të pranojë inspektime të mëdha armësh, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar atë që ai e përshkroi si "ndershmëri bërthamore" në të ardhmen. “Të gjithë janë plotësisht të vetëdijshëm se Irani do të bjerë dakord të ketë inspektime të mëdha të armëve, në mënyrë që të sigurojë ‘Ndershmërinë Bërthamore’ në të ardhmen”, tha Trump në një postim në platformën e tij të mediave sociale Truth Social. Kjo ndodhi disa orë pasi zëvendëspresidenti JD Vance tha se bisedimet me Iranin në Burgenstock të Zvicrës kishin prodhuar një "bazë shumë të mirë" për një marrëveshje përfundimtare, dhe pretendoi se Teherani kishte rënë dakord të lejonte inspektorët nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) të ktheheshin...
Burimi:
syri.net