Trump: Irani do të “fshihet nga faqja e dheut” nëse godet anijet amerikane në Hormuz

Trump: Irani do të “fshihet nga faqja e dheut” nëse godet anijet amerikane në Hormuz

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi se Irani do të “fshihet nga faqja e dheut” nëse sulmon anijet amerikane që përpiqen të rihapin Ngushticën e Hormuzit. Paralajmërimi vjen në kohën kur SHBA-ja po zhvillon një operacion detar, për të shoqëruar dhe nxjerrë në mënyrë të sigurt nga zona anijet e bllokuara. Më shumë se 800 anije dhe rreth 20.000 anëtarë ekuipazhi mbeten të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit, e cila është jetike për furnizimin global me naftë. Duke folur për Fox News më 4 maj, Trump e përshkroi përpjekjen e marinës amerikane si “një nga manovrat më të mëdha ushtarake të bëra ndonjëherë”. Ai, gjithashtu, tha se Irani është bërë “shumë më fleksibël” në negociatat për paqe, duke shtuar se SHBA-ja ka kapacitete...