Trump humbet durimin me Iranin, kalon në “modalitet hakmarrjeje”

Trump humbet durimin me Iranin, kalon në “modalitet hakmarrjeje”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po humbet gjithnjë e më shumë besimin se negociatat me Iranin mund të sjellin një paqe të qëndrueshme. Sipas një raportimi të Wall Street Journal, kreu i Shtëpisë së Bardhë është gjithnjë e më i bindur se Teherani kupton vetëm “gjuhën e forcës ushtarake” dhe e ka përshkruar veten si në “modalitet hakmarrjeje” ndaj Iranit. Burime të cituara nga gazeta amerikane bëjnë të ditur se besimi i Trump te një zgjidhje diplomatike është zbehur ndjeshëm ditët e fundit. Presidenti amerikan u është ankuar këshilltarëve të tij se është e vështirë të kuptohet se kush flet realisht në emër të udhëheqjes iraniane. Sipas të njëjtave burime, Trump ka shprehur pakënaqësinë se, sa herë që Shtetet e Bashkuara besojnë se...