Trump firmos urdhrin e ri për Inteligjencën Artificiale dhe Silicon Valley, SHBA rrit mbikëqyrjen mbi modelet e avancuara
Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv të ri që shënon një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e Shtëpisë së Bardhë ndaj Inteligjencës Artificiale (IA), duke kërkuar që kompanitë kryesore të teknologjisë t’i japin qeverisë amerikane deri në 30 ditë kohë për të shqyrtuar modelet e reja të IA-së përpara se ato të bëhen publike. Megjithëse masa parashikohet të zbatohet fillimisht në mënyrë vullnetare, analistët e shohin atë si sinjalin më të qartë deri më tani se administrata amerikane po fillon t’i trajtojë modelet e mëdha të Inteligjencës Artificiale jo vetëm si produkte teknologjike, por edhe si çështje të sigurisë kombëtare, fuqisë industriale dhe kontrollit strategjik. Urdhri përfaqëson një largim të kujdesshëm nga politika e mëparshme që favorizonte zhvillimin e shpejtë të teknologjisë...
Burimi:
top-channel.tv