Trump: Është arritur marrëveshje për çarmatimin e Hamasit

Trump: Është arritur marrëveshje për çarmatimin e Hamasit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se bisedimet e zhvilluara të enjten në Kajro mes ndërmjetësve dhe udhëheqësve të Hamasit kanë çuar në arritjen e një marrëveshjeje për çarmatimin e grupit militant me faza në Gazë. Megjithatë, një zyrtar i Hamasit e përshkroi marrëveshjen si draft, ndërsa zyrtarë amerikanë thanë se Izraeli nuk është i bindur se grupi militant palestinez do t’i dorëzojë armët. Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. “Sot, Bordi i Paqes arriti një marrëveshje historike për çarmatimin e plotë të Hamasit dhe të të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Gazë”, tha Trump në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar se çarmatimi do të bëhet me faza. “Ky është një...