Trump: Ekzekutuam numrin dy të ISIS, fshihej në Nigeri
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Abu-Bilal al-Minuki, i konsideruar si numri dy i organizatës terroriste ISIS në nivel global, është eliminuar gjatë një operacioni të përbashkët të forcave amerikane dhe ushtrisë së Nigerisë. Sipas Trump, operacioni u zhvillua pas një planifikimi të gjatë dhe kompleks dhe kishte si objektiv një nga figurat më të rrezikshme të terrorizmit ndërkombëtar. Në një postim në Truth Social, Trump tha se “forcat e guximshme amerikane dhe ushtria nigeriane realizuan me sukses misionin për të larguar nga fusha e betejës terroristin më aktiv në botë”. Ai shtoi se Al-Minuki mendonte se mund të fshihej në Afrikë, por inteligjenca amerikane kishte informacion të detajuar mbi lëvizjet dhe aktivitetet e tij. Abu-Bilal al-Minuki, emri i plotë i të...
Burimi:
javanews.al