Trump e nominoi për ambasador në Shqipëri, Wendt shpall prioritetet para Senatit: Do mbështes punën e SPAK
I nominuari për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, tha se, nëse konfirmohet në këtë post, prioritetet e tij kryesore do të jenë mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave të SHBA-së. Wendt i bëri këto deklarata më 20 maj, gjatë paraqitjes së tij para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, në kuadër të procesit të konfirmimit për postin e ambasadorit në Tiranë. Ai tha se, nëse konfirmohet, do të punojë në katër drejtime kryesore, duke përfshirë sigurinë, mbrojtjen, ekonominë dhe funksionimin e Ambasadës amerikane në Shqipëri. “Mbështetja për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit, si dhe kundër krimit të organizuar transnacional dhe trafikut të drogës të lidhur me kartelet e drogës në Amerikën Latine, do t’i bëjnë Amerikën dhe...
Burimi:
vizionplus.tv