Trump drejt Pekinit, takimi me Xi Jinping pritet të ndikojë ekonominë dhe krizën globale

Trump drejt Pekinit, takimi me Xi Jinping pritet të ndikojë ekonominë dhe krizën globale

Të hënën, Pekini e konfirmoi në momentin e fundit vizitën e presidentit të SHBA-së Trump në Kinë. Është e qartë se Trump-it i duhet të fitojë pikë përballë rivalit komunist. Ndërsa Xi është shumë i qetë. E mira do kohë, kështu thotë një fjalë e urtë orientale. Pas anulimit në prill, presidenti amerikan Donald Trump tani synon që në fund të javës të vizitojë Kinën. Në botën e sotme, sfidat globale si rritja ekonomike dhe ndryshimet klimatike mund të zgjidhen vetëm me angazhimin e të dyja fuqive të mëdha. Shtetet e Bashkuara janë ekonomia më e madhe dhe Kina e dyta më e madhe në botë; njëkohësisht, Kina është emetuesi më i madh dhe SHBA emetuesi i dytë më i madh i gazeve serrë. Një...