Trump drejt humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, por ka gati manovrën e tij politike

Trump drejt humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, por ka gati manovrën e tij politike

Presidenti amerikan Donald Trump po përballet me vështirësi të dukshme në sondazhet para zgjedhjeve të mes-mandatit në Shtetet e Bashkuara. Konflikti në Iran dhe rritja e çmimeve kanë përkeqësuar perceptimin e qytetarëve për drejtimin e vendit, duke zbehur premtimet e tij për një “epokë të re të artë” dhe paqe. Çmimet e larta të karburanteve e ushqimeve, të kombinuara me rënie të lehta të pagave, po godasin veçanërisht zonat rurale, të cilat tradicionalisht mbështesin Partinë Republikane. Po ashtu, mungesa e punëtorëve për prodhimin bujqësor dhe ulja e blerjeve kineze për produkte si soja dhe drithërat kanë shtuar presionin ekonomik. Për republikanët, situata duket e rrezikshme: sondazhet parashikojnë që Demokratët do rikthejnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe madje të sfidojnë shumicën në Senat. Megjithatë, Trump...