Trump: Do të rrisim me 25% tarifat për makinat dhe kamionët që importohen nga BE

Trump: Do të rrisim me 25% tarifat për makinat dhe kamionët që importohen nga BE

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, përmes një psotimi në rrjete sociale ka paralajmëruar rritjen me 25% të tarifave për makinat dhe kamionët që importohen nga vendet e BE. Sipas Trump ky vendim vjen pas Bashkimi Evropian nuk po respekton marrëveshjen tregtare mes palëve. “Duke u bazuar në faktin se Bashkimi Evropian nuk po zbaton marrëveshjen tonë të plotë tregtare, javën e ardhshme do të rris tarifat për makinat dhe kamionët që importohen në Shtetet e Bashkuara. Është plotësisht e kuptueshme dhe e dakordësuar që, nëse makinat dhe kamionët prodhohen në fabrika brenda SHBA-së, nuk do të ketë asnjë tarifë”, shkruan presidenti amerikan. Trump theksoi gjithashtu se aktualisht janë në ndërtim e sipër shumë fabrika të reja automobilistike në SHBA, me investime që sipas tij kalojnë...