Trump dhe Netanyahu ‘shkërmoqin’ imazhin e Amerikës, anketa: 9 në 10 izraelitë besojnë se Irani fitoi luftën me SHBA-në

Trump dhe Netanyahu ‘shkërmoqin’ imazhin e Amerikës, anketa: 9 në 10 izraelitë besojnë se Irani fitoi luftën me SHBA-në

Një anketë e re e kryer nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit tregon një zhgënjim të thellë tek izraelitët ndaj rezultatit të konfliktit midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas të dhënave, rreth 92% e të anketuarve besojnë se Irani ka dalë fitues ose ka përfituar më shumë nga ky konfrontim.Shifra është edhe më e lartë, 93%, mes votuesve të krahut të djathtë, të cilët përbëjnë bazën kryesore elektorale të kryeministrit Benjamin Netanyahu. Anketa zbulon gjithashtu një mosbesim të gjerë ndaj kryeministrit izraelit. Rreth 73% e të anketuarve thanë se nuk i besojnë pretendimeve të tij mbi arritjet ushtarake të fushatës. Netanyahu pritet të garojë për rizgjedhje në zgjedhjet e tetorit. Vetëm 12% e izraelitëve shprehin mbështetje për memorandumin e mirëkuptimit midis Iranit dhe SHBA-së. Anketa...