Trump bie në sondazhe, humb mbështetjen e të pavarurve dhe republikanëve që s’kanë lidhje me MAGA-n

Trump bie në sondazhe, humb mbështetjen e të pavarurve dhe republikanëve që s’kanë lidhje me MAGA-n

Mbështetja për Donald Trump ka rënë nën pragun e 40% dhe ka arritur në pikën më të ulët të mandatit të tij të dytë, duke u rikthyer në nivelet e regjistruara pas sulmit ndaj Kongresit më 6 janar 2021, një nga momentet më të errëta të demokracisë amerikane. Sipas sondazhit të fundit të The New York Times, miratimi për presidentin qëndron rreth 38-39%, ndërsa pothuajse 60% e të anketuarve e refuzojnë mënyrën e tij të qeverisjes. Pesha kryesore vjen nga kombinimi i politikës së jashtme dhe ekonomisë. Lufta me Iranin, ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në çmimet e energjisë: benzina është rritur deri në rreth 4 dollarë për gallon, një dollar më shumë se para konfliktit. Sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos, 77% e amerikanëve i atribuojnë Trump-it...