Trump bën udhëtimin e parë me “Air Force One” e ri që mori dhuratë nga Katari
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kreu të mërkurën (1 korrik) fluturimin e parë me avionin e ri presidencial Air Force One, një Boeing luksoz i dhuruar nga Katari, i cili ka shkaktuar reagime të forta për çështje ligjore, etike dhe të sigurisë kombëtare. Pak para nisjes drejt Dakotës së Veriut, ku mori pjesë në aktivitetet për përkujtimin e 250-vjetorit të Amerikës, Trump shprehu entuziazmin e tij për avionin e ri, duke e cilësuar atë një mjet ajror unik. “Jam shumë i emocionuar për fluturimin e parë. Nuk ka pasur kurrë një avion tjetër si ky. Sinqerisht, ne nuk do të mund të ndërtonim një avion të tillë, sepse nuk do të kishim fondet e nevojshme. Katarasit kanë shpenzuar shuma të mëdha parash”, deklaroi...
Burimi:
vizionplus.tv