Trump: Arrihet marrëveshja, Hamasi do të çarmatoset

Trump: Arrihet marrëveshja, Hamasi do të çarmatoset

Hamasi ka pranuar një marrëveshje për çarmatimin e plotë të tij dhe të të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Rripin e Gazës. Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se, pas përfundimit të këtij procesi, forcat izraelite do të tërhiqen nga territori palestinez. Trump e cilësoi marrëveshjen si një “hap historik” drejt paqes dhe sigurisë, duke bërë të ditur se zbatimi i saj do të zhvillohet në faza të mirëpërcaktuara. Sipas tij, pas përfundimit të çarmatimit, një Forcë Ndërkombëtare e Stabilizimit, së bashku me një forcë të re policore palestineze, do të marrë përgjegjësinë për sigurinë në Gaza. Sipas planit, Hamasi dhe fraksionet e tjera palestineze do t’ia dorëzojnë armët një komiteti kombëtar palestinez, ndërsa procesi do të monitorohet nga një mekanizëm ndërkombëtar verifikimi. Çarmatimi...