Trump: Amerikanët nuk janë kundër luftës me Iranin
Presidenti Donald Trump ka deklaruar për gazetarët se opinioni publik amerikan nuk është kundër luftës së nisur kundër Iranit, duke paralajmëruar njëkohësisht se sulmet do të vazhdojnë. “Ata do të paguajnë një çmim të madh, po shkatërrohen plotësisht”, tha ai. I pyetur për popullaritetin e luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, teksa vazhdojnë të vdesin ushtarë amerikanë, Trump u përgjigj: “Epo, Amerikanët nuk janë kundër luftës”. Anketat kanë treguar vazhdimisht një rritje të pakënaqësisë në publikun amerikan ndaj sulmit të paprovokuar ndaj Republikës Islamike në muajin shkurt. “Amerikanët nuk duan çmime të larta të benzinës, por nuk janë kundër luftës. Kjo doli qartë në një anketë të re”, shtoi presidenti. Ndërkaq, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë nuk ka dhënë komente shtesë për momentin, ndërsa Pentagoni...
Burimi:
vizionplus.tv