Tronditëse në Francë/ Policia zbulon pesë trupa foshnjash të pajeta të fshehur në kuti kartoni, çifti nën hetim
Pesë trupa foshnjash të pajeta janë gjetur në banesën e një çifti në Orange, në jug të Francës. Policia zbuloi trupat e foshnjave në shtëpinë e çiftit, pasi gruaja kishte sjellë në jetë një fëmijë të shëndetshëm një ditë më parë. Trupat e pajetë u gjetën të fshehur brenda kutive prej kartoni. Sipas gazetës Le Parisien, gruaja, e lindur në vitin 1994, solli në jetë një tjetër fëmijë të hënën në mbrëmje, pasi për herë të tretë kishte mohuar se ishte shtatzënë. Personeli i spitalit në Orange vuri re disa elemente të dyshimta dhe njoftoi menjëherë policinë. Efektivët shkuan në banesën e gruas së bashku me babanë e foshnjës së porsalindur, ku zbuluan trupat e pajetë. Prokuroria e Carpentras ka refuzuar për momentin të japë...
Burimi:
syri.net