Triller në Greqi/ 2 vajza hidhen nga kati i gjashtë i pallatit, njëra ndërron jetë në spital, tjetra lufton për jetën
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Greqi, duke tronditur fort opinionin në vendin fqinj. Dy vajza 17-vjeçare u hodhën së bashku nga kati i gjashtë i një pallati në Ilioupoli. Gjithçka ndodhi mëngjesin e së sotëm, më 12 maj, kur dy vajzat u ngjitën në çatinë e një pallati apartamentesh që ndodhej në katin e gjashtë dhe u hodhën së bashku, në rrethana dhe shkaqe ende të panjohura. Sipas informacioneve, para rënies fatale, ata e mbyllën derën e tarracës. Njëra nga të dyja u dërgua e plagosur rëndë në Spitalin Asklepieion në Vula dhe aktualisht po lufton për jetën, ndërsa e dyta u dërgua në spital pa ndjenja dhe më pas u shpall e vdekur. Mediat greke raportojnë se paraprakisht dyshohet për një akt flijimi,...
Burimi:
syri.net