“Treni i paqes mund të dalë nga shinat”/ Ambasadori izraelit paralajmëron: Irani mund të sabotojë bisedimet Izrael-Liban
Ambasadori i Izraelit në Shtetet e Bashkuara, Yechiel Leiter, ka reaguar ashpër ndaj përfshirjes së Iranit në çështjen e Libanit, duke e cilësuar këtë si një “katastrofë të paralajmëruar”. Deklarata e tij vjen në një moment kur po zhvillohet raundi i pestë i bisedimeve të drejtpërdrejta mes Izraelit dhe Libanit në Uashington, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara. Sipas tij, përfshirja e Iranit në këtë proces rrezikon të prishë përpjekjet diplomatike dhe mund të devijojë negociatat nga qëllimi i tyre fillestar. Ai theksoi se gjatë këtyre diskutimeve, pala amerikane ka luajtur rolin e “lokomotivës” që udhëheq procesin drejt një marrëveshjeje të mundshme paqeje mes Izraelit dhe Libanit. Leiter përdori një metaforë duke e krahasuar procesin e negociatave me një tren që po lëviz drejt një...
Burimi:
javanews.al