Tragjike në Australi, zhytësi 38-vjeçar sulmohet për vdekje nga peshkaqeni
Një zhytës 38-vjeçar ka humbur jetën pas një sulmi nga një peshkaqen pranë ishullit turistik Rottnest, në bregdetin jugperëndimor të Australisë. Sipas policisë së Australisë Perëndimore, viktima po peshkonte me një mik pranë një shkëmbi koralor kur u sulmua dhe u kafshua në këmbë. Rreshteri Michael Wear tha se burri u transportua me një varkë një kilometër larg ishullit, por përpjekjet e paramedikëve për ta ringjallur nuk kishin sukses. Para sulmit, rojet bregdetare kishin raportuar praninë e një peshkaqeni të bardhë, rreth pesë metra i gjatë, në zonë. Ky është sulmi fatal i parë nga peshkaqenët në Australi që nga janari, kur një djalë 12-vjeçar humbi jetën pas një sulmi nga një peshkaqen dem në Portin e Sidneit. Ishulli Rottnest nuk kishte regjistruar një incident...
Burimi:
top-channel.tv