Tragjedia në Turqi, shkon në 9 numri i viktimave. Vendi në zi pas dy sulmeve radhazi

Tragjedia në Turqi, shkon në 9 numri i viktimave. Vendi në zi pas dy sulmeve radhazi

Ka shkuar në 9 numri i viktimave nga sulmet e përgjakshme që kanë tronditur shkollat në Turqi brenda 48 orëve të fundit. Ngjarja më e rëndë u shënua mesditën e sotme në provincën Kahramanmaras, ku një nxënës i klasës së tetë hapi zjarr ndaj shokëve dhe mësuesve. “Autori hyri në shkollë me një armë në çantën e shpinës dhe hapi zjarr në dy klasa të ndryshme,” konfirmoi guvernatori Mukerrem Unluer për mediat vendase. Sulmuesi 13-vjeçar, i cili ishte djali i një ish-oficeri policie, u gjet i vetëvrarë në vendngjarje menjëherë pas masakrës. Kjo tragjedi pason një tjetër sulm të ngjashëm të ndodhur vetëm një ditë më parë në rajonin e Siverekut, ku u plagosën 16 persona. Prokuroria ka nisur urgjentisht hetimet, ndërsa Ministri i Drejtësisë...