Tragjedia në Maldive/ Gjenden trupat e dy zhytësve italianë në shpellën nënujore, vijojnë kërkimet për dy të tjerë
Një tragjedi ka tronditur Maldiveve, pasi trupat e dy zhytësve italianë që humbën jetën gjatë eksplorimit të një shpelle nënujore janë gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit, ndërsa operacioni vijon për gjetjen e dy personave të tjerë të zhdukur. Sipas autoriteteve, zhytësit ishin pjesë e një ekipi prej pesë anëtarësh që hynë në shpellën nënujore javën e kaluar. Trupi i instruktorit të grupit ishte gjetur që të premten, ndërsa dy trupat e tjerë u lokalizuan në një thellësi prej rreth 30 metrash.Operacioni u realizua nga një ekip special zhytësish finlandezë, të cilët iu bashkuan kërkimeve këtë javë. Pas nxjerrjes nga shpella, trupat u transportuan në sipërfaqe nga zhytësit maldivianë dhe policia lokale. Sono entrate nel vivo le complesse operazioni di recupero dei corpi dei sub italiani...
Burimi:
top-channel.tv