Tragjedia në Maldive, gjenden brenda një shpelle trupat e katër zhytësve italianë të zhdukur
Trupat e katër zhytësve italianë që u zhdukën pas një aksidenti zhytjeje në Maldivet janë gjetur, konfirmon Ministria e Jashtme e Italisë. Sipas autoriteteve, trupat u gjetën brenda një shpelle rreth 60 metra të thellë në Atollin Vaavu, gjatë një operacioni kërkimi nga ekipe të specializuara zhytësish nga Finlanda dhe Maldivet. Një trup tjetër, i një prej pesë anëtarëve të grupit, ishte gjetur më herët pas incidentit që ndodhi të enjten. Autoritetet bëjnë të ditur se gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit humbi jetën edhe një zhytës shpëtimi, i cili po merrte pjesë në kërkimin e trupave të zhytësve italianë. Ngjarja ka tronditur komunitetin ndërkombëtar të zhytjes, ndërsa hetimet për shkaqet vazhdojnë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv