Tragjedia në Maldive/ Dalin në dritë hipotezat, ‘Efekti Venturi’ mund të ketë shkaktuar vdekjen e pesë zhytësve italianë
Detaje të reja po dalin në dritë rreth tragjedisë që ndodhi në Maldive, ku pesë zhytës italianë humbën jetën gjatë një zhytjeje në shpellën Thinwana Kandu, e njohur edhe si “Shpella e Peshkaqenëve”. Sipas provave të reja, dyshohet se zhytësit mund të jenë tërhequr nga rryma të forta nënujore dhe më pas kanë mbetur pa oksigjen gjatë përpjekjes për t’u kthyer mbrapsht. Ndërkohë, një ekip i specializuar zhytësish ka arritur të nxjerrë të pesë trupat e bllokuar në shpellë. I pari që u gjet ishte instruktori me përvojë i zhytjes, Gianluca Benedetti, i cili njëkohësisht ishte edhe kapiteni i anijes që kishte transportuar grupin. Më pas janë nxjerrë edhe trupat e Monica Montefalcone, vajzës së saj Giorgia Sommacal, si dhe të zhytësve Muriel Oddenino dhe...
Burimi:
syri.net