Si ndodhi rrëshqitja e dheut në Gyirong të Xizangut, që solli katastrofën mes Kinës dhe Nepalit?
Një rrëshqitje dheu, e cila nisi në anën nepaleze të kufirit Kinë-Nepal, goditi të mërkurën zonën pranë pikës kufitare Gyirong, në Rajonin Autonom të Xizang-ut të Kinës Jugperëndimore, duke shkaktuar viktima dhe duke lënë një numër të madh personash të zhdukur. Sipas ekspertëve të cituar nga autoritetet kineze, katastrofa u shkaktua nga një ortek akulli në lartësi të madhe në Nepal. Ministria e Burimeve Natyrore e Kinës bëri të ditur se orteku i akullit krijoi një rrjedhë mbeturinash me shpejtësi të lartë, e cila më pas u shndërrua në një shkarje dheu teksa zbriste poshtë, duke marrë me vete akull, gurë dhe materiale të tjera. (VIDEO këtu) Terreni gjithashtu e përforcoi intensitetin e katastrofës. Sipas Xu Qiang, një ekspert i katastrofave gjeologjike, president i Universitetit...
Burimi:
javanews.al