Tragjedi në Michigan, nga zjarri në banesë tetë të vdekur, gjashtë prej tyre fëmijë
Tetë persona, mes tyre gjashtë fëmijë, janë gjetur të vdekur në një banesë në Michigan, SHBA, pas një zjarri. Sipas mediave amerikane, disa prej viktimave kanë pasur plagë të shkaktuara nga armë zjarri, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë edhe pistën e një vrasjeje të ndjekur nga vetëvrasja. Ngjarja ndodhi në një banesë në Grand Haven Township, në bregun lindor të liqenit Michigan, rreth 40 kilometra në perëndim të Grand Rapids.Pas shuarjes së zjarrit, policia dhe shërbimet zjarrfikëse hynë në banesë, ku gjetën trupat e viktimave. Identifikimi i tyre ende nuk është përfunduar plotësisht, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten për t’u përcaktuar. BiznesPEPSI® SJELL TRASHËGIMINË E SAJ MUZIKORE NË SUNNY HILL FESTIVAL 2026Brukseli ju pret – udhëtoni me PrishtinaTicketFilmi “The Odyssey” i Christopher Nolan shfaqet sonte premierë...
Burimi:
kohajone.com