Tragjedi në Florida/ I mbeti koka e bllokuar në lodrën e drurit, 3-vjeçarja humb jetën
Një vajzë 3-vjeçare ka humbur jetën në shtetin e Floridës, SHBA, pasi i mbeti koka e bllokuar në një lodër druri në formë kuzhine, duke pësuar asfiksi. Ngjarja tragjike ndodhi muajin e kaluar në Boynton Beach, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat. Sipas Policisë së Boynton Beach, vogëlushja dhe vëllai i saj ndodheshin në shtëpinë e një kujdestareje, por në momentin e incidentit ishin nën mbikëqyrjen e bashkëshortit të saj, pasi kujdestarja ishte larguar nga banesa. Autoritetet bëjnë të ditur se bashkëshorti i kujdestares kishte qëndruar në katin e sipërm të shtëpisë, ndërsa fëmijët luanin në katin përdhes. Ai zbriste herë pas here për t’i kontrolluar dhe për t’u dhënë ushqime. Kur zbriti për t’i parë sërish, ai gjeti 3-vjeçaren me kokën e...
Burimi:
vizionplus.tv