TRAGJEDI NE BANKOK, DIGJEN TE GJALLE 27 PERSONA-VIDEO
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pub në Bangkok, kryeqytetin e Tajlandës, gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës sipas orës lokale, duke shkaktuar të paktën 27 viktima dhe disa të plagosur. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet dramatike kur flakët shpërthejnë nga hyrja kryesore e lokalit, ndërsa klientët përpiqen të largohen mes panikut. Një re e dendur tymi të zi u ngrit mbi zonën, ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje. Kryeministri i Tajlandës, Anutin Charnvirakul, konfirmoi se deri tani janë regjistruar 27 viktima, ndërsa disa persona të tjerë janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit, të cilat mbeten ende...
Burimi:
ntv.al