Tragjedi në Arizona/ Gruaja qëllon bashkëshortin dhe një shoqen e tij në një bar, më pas vret dy fëmijët dhe veten

Tragjedi në Arizona/ Gruaja qëllon bashkëshortin dhe një shoqen e tij në një bar, më pas vret dy fëmijët dhe veten

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Arizona të SHBA-së, ku një nënë 38-vjeçare dyshohet se qëlloi burrin e saj dhe një grua me të cilën ai ndodhej në një bar, përpara se të kthehej në shtëpi dhe të vriste dy fëmijët e saj të vegjël dhe më pas veten. Sipas New York Post, Andrea Clarice Davis, 38 vjeçe, shkoi në një bar ku ndodhej bashkëshorti i saj, Nolan Davis, 39 vjeç, së bashku me një grua 36-vjeçare. Ajo hapi zjarr ndaj tyre, ndërsa gruaja u plagos në pjesën e pasme të kokës teksa po hipte në automjetin e saj për t’u larguar nga vendngjarja. Zëdhënësi i policisë, Jose Santiago, tha se pas të shtënave Andrea u kthye në shtëpi dhe i dërgoi bashkëshortit një mesazh...