Trafiku i anijeve cisternë në Hormuz rikthehet drejt niveleve mesatare

Trafiku i anijeve cisternë në Hormuz rikthehet drejt niveleve mesatare

Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit është rritur lehtë javën e kaluar duke iu rikthyer niveleve mesatare të regjistruara që nga fillimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, pasi më parë kishte rënë në nivelin më të ulët të periudhës së luftës. Sipas të dhënave të kompanisë së monitorimit detar ”Kpler”, deri sot në mëngjes, 55 anije me ngarkesa lëndësh të para kaluan përmes kësaj rruge strategjike detare gjatë periudhës 11–17 maj. Kjo përfaqëson një rritje të fortë krahasuar me javën pararendëse, kur vetëm 19 anije kishin kaluar ngushticën, shifra javore më e ulët që nga sulmet e para amerikano-izraelite kundër Iranit më 28 shkurt. Televizioni shtetëror iranian raportoi të premten se trupat e Gardës Revolucionare po lejonin më shumë anije të kalonin nëpër ngushticë,...