Tmerr në Zvicër, drejtori i një klinike kardiologjie është përgjegjës për vdekjen e 70 pacientëve
Një skandal i rëndë ka tronditur Zvicrën, pasi një hetim i gjerë në Spitalin Universitar të Cyrihut ka nxjerrë dyshime serioze se një drejtues i klinikës së kardiokirurgjisë mund të jetë i lidhur me vdekjen e më shumë se 70 pacientëve gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës së tij. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare dhe burime zvicerane, hetimi ka zbuluar shkelje të rënda etike dhe profesionale në departamentin e kirurgjisë kardiake gjatë viteve 2016–2020. Autoritetet spitalore kanë pranuar se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar vdekje të papritura dhe një nivel dukshëm më i lartë vdekshmërie sesa pritej normalisht në ndërhyrje të ngjashme kirurgjikale. Nga rreth 4,500 operacione të kryera në këtë periudhë, analiza statistikore ka evidentuar mes 68 dhe 74 vdekje më shumë se standardi...
Burimi:
top-channel.tv