Tmerr në Spanjë, fëmijët gjejnë të pajetë prindërit në një vaskë hidromasazhi
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën në një vaskë hidromasazhi nga dy fëmijët e tyre, 14 dhe 16 vjeç. Çifti jetonte në lagjen luksoze Cap Blanc, në Valencia. Sipas raportimeve, pasi zbuluan trupat e pajetë të prindërve, dy adoleshentët iu drejtuan pronarit të banesës për ndihmë. Ky i fundit njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës. Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes dhe po shqyrtojnë të gjitha pistat, përfshirë mundësinë e një aksidenti, por edhe atë të një ngjarjeje kriminale, raporton Daily Mail. Në kuadër të hetimeve, policia ka marrë edhe mostra nga uji i vaskës së hidromasazhit, të cilat do t’i nënshtrohen analizave...
Burimi:
vizionplus.tv