Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë s*ksualisht me 2-vjeçaren, gjendet e pajetë me 21 fraktura
Një gjykatë në Britani shpalli fajtore 26-vjeçaren Aleksandra Walker dhe partnerin e saj 22-vjeçar, Harrison Simpson, për vrasjen e vajzës dyvjeçare Izabel. Sipas vendimit, Simpson u dënua edhe për sulm seksual ndaj të miturës, ndërsa Walker u shpall e pafajshme vetëm për këtë akuzë. Ngjarja tronditëse u zbulua më 13 shtator 2025, kur ekipet e emergjencës gjetën Izabel pa puls në fund të shkallëve të banesës. Prokuroria deklaroi se nëna vonoi të thërriste ambulancën, megjithëse kishte kërkuar në internet për gjakderdhjen e fëmijës dhe kishte telefonuar fillimisht njerkun e saj. Mjekët konstatuan se vajza kishte mavijosje në të gjithë trupin, plagë në kokë, qafë, bark dhe organet gjenitale, ndërsa autopsia zbuloi se ajo kishte pësuar 21 fraktura në javët para vdekjes. Ekspertët thanë se fëmija...
Burimi:
vizionplus.tv