Tmerr në ajër, piloti pëson krizë epileptike gjatë fluturimit
Momente paniku janë regjistruar në bordin e një avioni të Air Canada, pasi një prej pilotëve pësoi një krizë epileptike gjatë fluturimit. Ngjarja ndodhi në fluturimin AC7664, i cili ishte nisur nga Newark, New Jersey, me destinacion Nova Scotia në Kanada. Sipas mediave amerikane, gjithçka po shkonte normalisht deri në momentin kur avioni nisi të shfaqte lëvizje të pazakonta, duke alarmuar pasagjerët dhe ekuipazhin. Një pasagjer tha se pa stjuardët të vraponin me nxitim drejt kabinës së pilotëve. Pak minuta më vonë, ata nxorën jashtë njërin prej pilotëve, i cili po përjetonte një krizë epileptike. Sipas dëshmitarit, katër pasagjerë ndihmuan ekuipazhin për ta mbajtur pilotin nën kontroll, ndërsa ai ndodhej në gjendje të rënduar. “Për rreth 40 minuta u përpoqëm ta mbanim dhe ta qetësonim....
Burimi:
vizionplus.tv