Thyhet armëpushimi Izrael-Liban/ Hezbollahu lëshon raketa në 3 qytete izraelite, IDF sulmon dhe vret 15 luftëtarë
Izraeli sulmon Libanin, pavarësisht armëpushimit tre-javor mes palëve, duke vrarë 15 luftëtarë të Hezbollahut. Sulmet erdhën pas pretendimeve se edhe Hezbollahu ka lëshuar raketa ndaj izraelitëve. Në një deklaratë në mediat sociale, ushtria izraelite tha se tre anëtarë të Hezbollahut “që udhëtonin në një furgon të armatosur” u vranë në Libanin jugor, pa dhënë një vendndodhje specifike. Po ashtu, ushtria tha se vrau një tjetër anëtar të Hezbollahut, “i cili po ngiste një motoçikletë” në jug të vendit, në atë që IDF-ja e përshkroi si “vija e përparme e mbrojtjes” (ose “vija e verdhë”), një zonë në territorin libanez në kufi me Izraelin, të cilën trupat e IDF e kanë pushtuar. Ushtria njoftoi se dy anëtarë të tjerë të Hezbollahut u vranë në një sulm...
Burimi:
javanews.al