“Thesari i drogës” së Denaros, sekuestrohen 200 milionë euro të shpërndara në nëntë vende të botës, 3 në pranga

“Thesari i drogës” së Denaros, sekuestrohen 200 milionë euro të shpërndara në nëntë vende të botës, 3 në pranga

Një operacion i madh ndërkombëtar i koordinuar nga Prokuroria Antimafia së Palermos ka çuar në sekuestrimin e një pasurie që kalon vlerën e 200 milionë eurove, e dyshuar si pjesë e fitimeve nga trafiku i drogës së organizatës mafioze, Cosa Nostra. Sipas hetuesve, fondet janë të lidhura me aktivitetet kriminale të dekadave të kaluara dhe me rrjetin financiar të ndërtuar nga ish-bosi Matteo Messina Denaro, i cili për vite me radhë drejtoi strukturat e mafies siciliane. Paratë e përshkruara si “thesari i drogës”, ishin “copëtuar” e shpërndarë në kompani të ndryshme në nëntë vende të ndryshme, përfshirë struktura offshore në zona si Ishujt Kajman, Luksemburgu, Monako, Zvicër dhe Gjibraltar. Hetimet zbuluan një skemë komplekse të pastrimit të parave, ku fondet kalonin përmes dhjetëra shoqërive tregtare...