Thellohet kriza për Keir Starmer, arrin në katër numri i dorëheqjeve nga kabineti!
Kriza politike në qeverinë britanike është thelluar ndjeshëm, pasi kryeministri britanik, Keir Starmer, po përballet me një valë dorëheqjesh nga kabineti i tij dhe presion në rritje për t’u larguar nga drejtimi i qeverisë. Ministri i Shëndetësisë, Zubir Ahmed, u bë zyrtari më i fundit që dha dorëheqjen, duke deklaruar se publiku britanik “e ka humbur në mënyrë të pakthyeshme besimin te Starmer si kryeministër”. Në letrën e tij të publikuar në platformën X, Ahmed kritikoi ashpër lidershipin e kreut të qeverisë, duke theksuar se arritjet e qeverisë po “zbehen dhe minohen nga mungesa e një drejtimi të udhëhequr nga vlerat”. Dorëheqja e tij vjen vetëm pak orë pas largimit të tre ministreve të tjera të qeverisë britanike. E para që njoftoi dorëheqjen ishte ministrja...
Burimi:
vizionplus.tv