The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër
Në një seri mbledhjesh në “Situation Room”, presidenti Donald Trump përballi instinktet e tij me shqetësimet e thella të zëvendëspresidentit dhe një vlerësim pesimist të inteligjencës. “The New York Times” tregon se si ai mori një vendim me pasoja të mëdha për të gjithë botën. Vendimi i presidentit për t’i dhënë dritën jeshile bashkimit me Izraelin në një sulm ndaj Iranit u ndikua nga një prezantim i kryeministrit Benjamin Netanyahu në shkurt, i cili hapi një seri diskutimesh brenda Shtëpisë së Bardhë gjatë ditëve dhe javëve në vijim. Makina e zezë SUV që transportonte Netanyahun mbërriti në Shtëpinë e Bardhë pak para orës 11:00 të datës 11 shkurt. Lideri izraelit, që prej muajsh kishte ushtruar presion që SHBA të miratonte një ofensivë të madhe ndaj Iranit,...
Burimi:
javanews.al